Kryetari i Partisë së lirisë Ilir Meta zhvilloi sot një takim në presidencë me kreun e shtetit, zotin Bajram Begajn. Pas takimit për median Meta tha se çdo datë për të është e pranueshme për zgjedhjet lokale.
“Të gjithë ata që kanë dëshirë të kontribuojnë si kandidatë duhet të dinë datën e kësaj feste të demokracisë. Për mua çdo datë është e pranueshme. E papranueshme është se prej 4 vitesh kemi një pushtet vendor të paligjshëm.
Mjafton të shikoni aferën e Inceneratorëve në Sharrë dhe shumë dëme të mëdha që i janë bërë Tiranës dhe jo vetëm asaj. Por në çdo rast një parti do të marrë pjesë sikur të gjitha të bojkotojnë. Ajo është PL.
Me Zotin Berisha kemi folur edhe për zgjedhjet edhe për protestat. Për rikthimin e demokracisë. U çmalla me Isa Boletinin që ia kam marrë zotit Ruçi. U gëzova që është në presidencë akoma. Më dha kujtime shumë të bukura”, tha Meta./m.j