Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i zhvilluar sot në Durrës, ku në pranga kanë rënë 14 persona. Mes të arrestuarve ishte edhe një polic i Burgjeve i quajtur Flamur Bejko.
Ky person mësohet se ka paguar 3500 euro paradhënie vëllezërit Gentian e Indrit Beqiraj për të vrarë 2 persona që kishte një konflikt të hapur me të. Dy personat që do ekzekutoheshin nga Gentian dhe Indrit Beqiraj, janë S.Z dhe I.H.
Dyshohet se S.Z dhe I.H kanë rrahur policin e burgjeve dhe ky në shenjë hakmarrje donte t’i eliminonte fizikisht.
“Gjithashtu, dy vëllezërit janë kontaktuar dhe porositur edhe nga shtetasi F. B., që kundrejt pagesës të kryenin vrasjen e shtetasve S. Z. dhe I. H. Për këtë veprimtari kriminale, vëllezërit kanë marrë një shumë paraprake prej 3500 eurosh dhe kanë siguruar mjetet për realizimin e kësaj ngarjeje dhe konkretisht 4 kg eksploziv, si dhe një armë zjarri automatik, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë datës 3 tetor 2022”, thuhet njoftimin e policisë./m.j