Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme ambientet e Presidencës vetëm pak muaj pasi la detyrën si Kreu i Shtetit.
Meta mësohet se do të zhvillojë nje takim me Presidentin dhe pasardhësin e tij në këtë detyrë Bajram Begajn.
Vizita e Metës vjen pas një tjetër takimi të zhvilluar më herët ditën e sotme, në selinë e Partisë Demokratike ku ka zhvilluar një takim me Sali Berishën.
/e.d