Një grup kriminal është shkatërruar në qytetin e Durrësit. Janë vënë në pranga 15 persona të dyshuar për vrasje. Grupi u godit pas marrjes peng të dy vëllezërve Beqiraj dhe pasi këta të dy kanë dëshmuar. Një pjesë e këtij grupi kriminal po planifikonte te vriste Rumin e Shijakut.
Policia ka zbardhur një vrasje të kryer në Tiranë në zonën e Don Boskos. Dy vëllezërit e marrë peng dje, Indrit dhe Gentian Beqiraj, kanë bashkëpunuar me policinë dhe kanë dëshmuar. Ata kanë dhënë detaje të rëndësishme për disa atentate të kryera në Tiranë dhe Durrëes.
Vëllezërit Beqiraj vrojtonin ‘Rrumin e Sukthit’ për ta ekzekutuar. Ai mbeti i plagosur në nëntor 2019 bashkë me prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoja.
Policia thotë se ai e ka ndryshuar emrin të paktën dy herë. Fillimisht quhej Pëllumb Muharremi, më pas Landi Muharremi, emër i cili është shënuar shpesh në regjistrat e Policisë së Durrësit, por edhe të Tiranës. Ndërsa së fundmi, 48- vjeçari e kishte ndryshuar sërish emrin dhe në dokumente figuron si Aleksandër Laho.
Ai dyshohet i përfshirë në dhunimin e biznesmenit me shtetësi amerikane dhe kombësi libaneze, Fadi Mitri, u masakrua me shkop bejsbolli në rrugën e Rinasit, pranë kryqëzimit të Laknasit në Tiranë, më 10 shtator të vitit 2016.
/f.s