Vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiri janë arrestuar nga prokuroria e Durrësit për akuzën e vrasjes së mbetur në tentative ndaj Aleksandër Lahos, ‘Rrumit’.
Të njëjtë kanë pretenduar se për llogari të Kasandër Nogës kishin marrë përsipër të kryenin vrasjen e Geron Hasanbelliut. Por kanë arritur që ta kryejnë dhe për të vrarë Hasanbelliut ka shkuar një grup tjetër që kanë vrarë gabimisht kamerierin Erion (Adriatik) Çela dhe plagosën 4 të tjerë.
Hetimi nisi pas pengmarrjes së vëllezërve nga ana e Agron Bejdollit i cili është lidhja më e fortë e Rrumit, ndërkohë që është në kërkim nga policia deri në këto momente.
Dy vëllezër, Rrumi dyshonte se po e spiunonin de e kishin vënë në shënjestër për ta vrarë, ndaj edhe ka organizuar pengmarrjen e tyre.
/f.s