Një sportiste e vaterpolit në Chania zgjodhi të mos linte pas dore dashurinë për sportin dhe as fëmijën e saj. Kështu sportistja Markela Ploumi vendosi të merrte beben e saj të porsalindur dhe të kujdesej për të në momentet e pushimit të ndeshjes.
Në orët e fundit, notarja është bërë virale në rrjetet sociale teksa është fotografuar në stol duke ushqyer foshnjën e saj disa muajshe pak para se të zhytej në ujë, për ndeshjen miqësore me NO Rethymnon.