Kanë kaluar 12 ditë nga zhdukja e 48-vjeçares ne Greqi, dhe akoma nuk është gjetur gjurmë që dëshmojnë që është gjallë apo jo, pavarisisht kërkimeve në zonën e liqenit të Kremasto në Evrytania.
Sipas hetimeve të policisë, përpara se të zhdukej ajo ka telefonuar avokatin nga spitali që po kurohej, pasi ishte rrahur nga i shoqi. Në deklaratën e saj ajo është shprehur se e kishte rrahur atë për tre ditë rrjeshtë. Në bazë të informacioneve përpara se të zhdukej ajo kishte parë bashkëshortin në shtëpinë e saj, pavarsisht masave kufizuese që ishin vendosur.
Kërkimet vazhdojnë, kujtojmë se makina e saj u gjet e mbyllur dhe në sediljen e pasagjerit kishte celularin e saj dhe një letër të shkruar me dorë, ku dyshohet se 48-vjeçarja shpreh synimin e saj për t’u zhdukur.
Ekipi vullnetar është larguar nga vendi i ngjarjes dhe hetimet po vijojnë pa pjesëmarrjen e dronit nënujor./m.j