Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, një nga personat më aktiv në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, ka kërkuar nga Putin që të përdorë armët bërthamore, pasi avancimi ka ngecur.
Këtë të hënë ka ardhur edhe reagimi i Kremlinit në lidhje me këtë kërkesë, duke e vlerësuar atë si “emocionale”. Reagimi erdhi nga zëdhënësi i Putinit, Dmitri Peskov. Ai hodhi poshtë kërkesën e liderit çeçen, ndërsa tha se ajo emocionale.
Përmes një postimi në rrjetet sociale dy ditë më parë, Kadyrov kritikon komandantët rusë që braktisën qytetin strategjikë të Limanit dhe kërkon nga presidenti Putin që të konsiderojë përdorimin e armëve bërthamore konvencionale ndaj Ukrainës.