Pezullohet përkohësisht procesi mësimor në një shkollë 9-vjeçare në Njësinë Administrative Rrashbull, Bashkia Durrës.
Shkak është bërë një problem teknik me depozitat e ujit të kaldajave në shkollën 9-vjeçare ‘Vëllezërit Haradinaj’.
Shkolla në fjalë, është një ndër shkollat e rindërtuara në vitin 2020, pas tërmetit të nëntorit të 2019.