Në 6 tetor komuniteti politik evropian do të zhvillojë mbledhjen e tij të parë. Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të mblidhen jozyrtarisht në kryeqytetin e Çekisë në Pragë për të diskutuar projektin e propozuar nga presidenti i Francës Emmanuel Macron.
Në këtë mbledhje të parë mes udhëheqësve të BE-së dhe vendeve jo anëtare, kryeministri Edi Rama, bashkë me homologun e tij hollandez Mark Rutte, kanë bashkëpërpiluar disa propozime për funksionimin e tij.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Së bashku me kryeministrin Rutte kemi shkruar një editorial që do të publikohet nesër mbi disa nga drejtimet që ne besojmë janë shumë të rëndësishme për këtë Komunitet të Ri Politik Europian dhe ku, nga ana jonë si Shqipëri, ne kemi vënë theksin, ndër të tjera, tek të rinjtë dhe tek universiteti, bota universitare europiane, tek domosdoshmëria që të rinjtë tanë dhe që universitetet tona, që janë jashtë rrjetit të universiteteve europiane të Bashkimit Europian, të kenë mundësinë e një aksesi të barabartë.
Qëllimi i komuniteti politik evropian është të ofrojë për ato vende, si Shqipëria që janë në gjysmë të rrugës, pra nuk janë ende gati për anëtarësim të plotë, lidhje më të ngushta me BE-në, për çështje të politikës, sigurisë dhe zhvillimit ekonomik.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme që të shtyjmë në këtë drejtim, sepse nuk ka asnjë diskutim, që dimensioni akademik dhe arsimor i integrimit të plotë në BE nuk duhet të persë anëtarësimin e plotë të vendeve të Ballkanit në BE, por duhet t’i paraprijë këtij anëtarësimi.
Diskutimet mes udhëheqësve të BE-së dhe atyre që nuk janë anëtar të klubit,do të zhvendosen të premten e 7 tetorit në një tjetër takim po me dyer të mbyllura të Këshillit të Evropës.
Ajo çfarë pritet nga ky samit është një platformë e re për të diskutuar mbi sfidat politike dhe të sigurisë të paraqitura nga Rusia.
/a.r