Këlni është bërë i frikshëm, të paktën për femrat. Pas sulmeve seksuale natën e vitit të ri, ngjarjet po përsëriten edhe në festën tradicionale të karnevaleve, edhe pse këtë herë policia është shumë më e vëmendjeshme.
Një nga të sulmuarat është një gazetare e televizionit belg, Esmeralda Labye, e cila e pësoi treksa ishte në transmetim direkt kur një mashkull e kapi nga gjoksi.
Gazetarja belge ka rrëfyer për momentet që ajo vetë i cilësoi “tronditëse”, pasi gjatë gjithë raportimit disa meshkuj po bënin gjeste seksuale prapa saj.
“Fillimisht ata po bënin disa gjeste psa meje, pa më prekur, por pastaj një dorë më kapi në gjoks. U trondita”, tha gazetarja.
Incidenti ndodhi në distriktin Alter Markt (Tregu i vjetër), ndërsa policia është në kërkim të dy meshkujve të cilët shihen në video për sjellje aspak të hijshme përpara kamerës, ndërkohë që Labye po raportonte.
“Pjesa e raportimit ishte kaotike, njerëzit që tregonin gishtin e mesit, njëri mbrapa meje që bënte gjeste dhe në fund kulmoi me dorën mbi gjoksin tim”, vijoi Labye.
Në video duket që agresorët, të paktën nga pamja, nuk janë me origjinë nga vendet arabe, si në rastin e natës së ndërrimit të viteve.
Policia ka konfirmuar se janë raportuar 18 raste për ngacmime seksuale dhe mbi 180 njerëz janë arrestuar në karnaval.