Duket se blogerja e njohur, Armina Mevlani, ka marrë aq shumë mesazhe në rrjetet sociale në lidhje me dasmën e saj madhështore, sa nuk u kthen dot përgjigje të gjithëve. Për këtë arsye ajo ka vendosur që t’u lërë ndjekësve një hapësirë ku mund ta pyesin në lidhje me kurorëzimin e dashurisë në martesë.
Pyetjet kanë qenë të shumta dhe kurioziteti i fansave të saj ka qenë i madh. E një ndër pyetjet që iu bë blogeres ishte nëse fëmijët e Shkëlzen Berishës ndodheshin në dasmë.
“Sigurisht që po! Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, i kam njohur në moshë shumë të vogël. Tani ata janë rritur dhe gëzuan me ne”, u përgjigj modelja.
Kujtojmë se partneri i blogeres nga martesa e tij e parë është babai i dy fëmijëve, Medinës dhe Lajdonit.
Disa kohë më parë, gjatë puntatës së fundit të “Goca dhe Gra” u diskutua mbi marrëdhënien e me fëmijët e partnerëve. Sigurisht Armina tregoi eksperiencën e saj, duke u shprehur se nuk pretendon të jetë një nënë për to.
“Unë i kam njohur që 9 vjeç.. jo absolutisht, nuk pretendoj më shumë, madje kam marrëdhënie shoqërore me të, i jap këshilla, bëjmë qejf. S’mund t’i bëhem mama, se mamanë e kanë, absolutisht”, u shpreh Armina.
/e.d