Ish kryetarja e LSI, dhe tashme deputete e Partise se Lirise eshte shprehur se Rama ka ushtruar presion mbi Autoritetin e Dosjeve per te falsifikuar ate te Metes.
Monika Kryemadhi: Unë e kam parë qesharake, e di të gjithë historinë, e di si e kanë shantazhuar autoritetin, pse e kanë shantazhuar dhe me çfarë.
Edhe Ramës i del në sondazhet e veta tashmë që qytetarët nuk e besojnë. Edi Rama e ka detyruar, drejtuesit e autoritetit të dosjeve, së bashku me Erion Veliajn. Ca të tjerë që janë larguar kanë bërë falsifikime, kanë ndërruar emra dhe kjo është e faktuar.
Avokati i Metës ka mbi 17 ditë që kërkon vendimet që janë dërguar në Kuvend. Nikolla që dol idhe tha jam e tronditur e ka marrë një vendim, ose ka gënjyer autoriteti. Ku është vendimi? Ose është shantazhuar kryetarja e autoritetit. Unë kësaj gjëje nuk i vë gjë tjetër veç një si ai Bashkim Sorra që bënte patentat e diplomat false te Rruga e Kavajës. Ka një gjë me shumë rëndësi që askuhs s’e thekson.
Nëse autoriteti i dosjeve interferohet nga bashkkëpunëtorë rusë, a shantazhihet ambasadori ynë në NATO me dosje false duke i thënë që ti ke qenë bashkëpunëtor i sigurimit? Diplomatë shqiptarë nga grupe kriminale? A ishte ky një test që u bë me Ilir Metës për të provuar nëse politika e ha këtë shantazh për të krijuar destabilitet në Shqipëri? E ka analizuar njeri këtë gjë që ky institucion mund të shërbejë për të destabilizuar diplomacinë shqiptarë. Nuk ka gjë pa gjë në këtë rast./m.j