Ukrainasit morën qytetin e rendësishëm Liman në rajonin e Luhanskut duke i shtyrë rusët edhe më në lindje përgjatë kundërofensivës së tyre për të rimarrë të gjitha zonat e pushtuara.
Ushtritë kundërshtare luftuan disa ditë për Limanin, por mëngjesin e sotëm ukrainasit u panë në qendër të tij triumfuese, ndërsa tashmë në plan janë qytete të tjera të Luhanskut, raporton abcnews.al.
U raportua se brenda rrethimit të ukrainasve ndodheshin 4-5 mijë ushtarë rusë, por ata nuk luftuan dhe u larguan nga qyteti. Në foton e publikuar nga Julian Ropcke, një gazetar austriak duket momenti kur është kapur me dronë largimi i rusëve nga Limani.
Sipas tij, është e çuditshme se si ukrainasit e kanë ditur nga ikën rusët dhe nuk sulmuan me artileri.
Por, ka një shpjegim sipas tij, dhe ai lidhet me një marrëveshje mes drejtuesve të ushtrive në atë rajon për të hapur një “korridor të gjelbër” për rusët që të largoheshin nga qyteti me qëllim shmangien e një gjakderdhjeje të dyanshme.
Duket si një situatë “ëin-ëin” për të dyja palët, ku ukrainasit rimarrin qytetin e tyre kurse rusët shpëtojnë lëkurën.
Një detaj tjetër i rendësishëm ka të bëjë me momentin e rimarrjes së Limanit. Kjo, pasi ai është në rajonin e Luhanskut, të cilin Putini e shpalli territor rus nga dje duke kërcënuar me armë bërthamore këdo që do të “guxonte të sulmonte”.
Ekspertët e sigurisë janë duke bërë ironi tashmë duke thënë se nëse është ashtu siç thotë Putini, atëherë ukrainasit kanë marrë qytetin e parë rus dhe “Cari” duhet të përdorë armët bërthamore.
Në fakt, Limani dhe Luhansku si rajon janë në të vërtetë territore ukrainase të njohura ndërkombëtarisht dhe referendum i Rusië është nul./m.j
UKR drone footage shows hundreds of Russian troops, leaving Lyman via Zarichne yesterday with their heavy weapons.
Despite the Ukrainian surveillance of the massive withdrawal, no artillery or other impacts can be seen.
So feel free to think what you want. I see a green corridor. pic.twitter.com/UBaGXjQMcO— Julian Röpcke (@JulianRoepcke) October 1, 2022