Një ngjarje e frikshme ndodhi mëngjesin e sotëm në një shkollë në Volos, ku një grua hyri dhe kërcënoi me thikë nxënësit.
Mësohet se gruaja, një 42-vjeçare shqiptare, ishte në gjendje të rënduar dhe u ka bërtitur fëmijëve me fjalët “do t’ju ha, do t’ju rrah”.
Shkolla ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka arrestuar 42-vjeçaren. Gruaja, në delirin e saj përmendi diçka për një studente, por askush nuk e kuptonte se çfarë thoshte dhe çfarë donte të thoshte. Megjithatë, ajo nuk ishte nënë e asnjë nxënësi në shkollë.
Siç u bë e ditur nga mediat greke, 42-vjeçarja është e divorcuar dhe nënë e dy fëmijëve. Fëmijët e saj nuk frekuentojnë shkollën në fjalë, por dyshohet se nxënësit e shkollës po ngacmojnë një nga fëmijët e saj, por edhe atë.
Gruaja u arrestua dhe u urdhërua shtrimi i pavullnetshëm në spital.
/e.d