Guardia Di Finanza u vu në ndjekje të një gomoneje që transportonte gjysëm ton kanabis sativa, në brigjet e detit adriatik pranë Shqipërisë. Në ndjekje të gomones janë vënë 7 skafë dhe një helikopter. Efektivët e policisë kanë mundur të arrestojnë personat, për të cilët ende nuk dihet kombësia e tyre. Ngjarj ka ndodhur ditën e djeshme ndërsa pamjet video u publikuan këtë të premte.