Ka përfunduar seanca gjyqësore në ngarkim të Arbër Paplekajt, të akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, në prill 2021, pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.
Prokuroria kërkon kohë për të shqyrtuar kërkesat e avokatëve. Paplekaj ka kërkuar rihetim të dosjes dhe rishqyrtim të disa akteve të ekspertizës.
Të hënën në orën 12:45 pritet të jepet vendimi i Gjykatës.