Kreu i Partisë së Lirisë është pyetur në një konferencë për mediat nëse në takimin që ka zgjatur dy orë me ambasadoren Yuri Kim i është kërkuar një distancim nga Sali Berisha.
Në intervistën e fundit televizive, Kim tha se Berisha i shpallur non grata ësht% një kufizim në marrëdhëniet e saj me partitë politike.
Ilir Meta: Kemi pasur një bisedë të hapur e bashkëpunuese, sikurse dhe vetë me aq sa kam ndjekur është shprehur zonja ambasadore, ne nuk ndajmë të njëjtat mendime e vlerësime për cdo gjë. Kjo është normale se unë jam politikan ndërsa zonja ambasadore diplomate e do i përmbahet udhëzimeve që merr.
Ajo që është me rëndësi sa i takon marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA besoj se bashkëpunimi është i shkëlqyer në gjithë fushat.
Sa i takon cështjeve të brendshme, respektojnë zgjedhjet e cdo force politike dhe të qytetarëve shqiptarë dhe jam i sigurt që do respektojnë dhe cdo vendim të hapur e demokratik që merr Partia e Lirisë.
Pyetje: Po nëse do ketë një kërkesë të artikuluar nga ambasada e SHBA për t’u distancuar nga zoti Berisha cila do ishte zgjedhja?
Ilir Meta: Në cdo rast marrëdhëniet e PL me SHBA nuk cënohen. Mos harroni që Amerika është vendi i lirisë, dhe në finale mbizotëron vullneti i popullit dhe Amerika e ka treguar që e respekton vullnetin e popullit