Duke analizuar kontrastet ekonomike dhe politike në të cilën jetojnë shqiptarët, analisti Lorenc Vangjeli, në emisionin “Të Paekspozuarit”, vuri në pah faktin se përderisa një sistem politik mund të rrëzohet edhe brenda 24 orësh, për ndryshimin e mentalitetit shqiptar duhet një brez njerëzimi.
Këtu në Shqipëri ka kontraste të ndryshme, sheh shtresa evropiane, ndërkohë që ke shtresa që jo vetëm në mentalitet por edhe në mënyrën jetësore, janë të paktën evropianë të 100 e ca viteve më parë.
Ka një gjë, duke qenë 30 vite i duhen një brezi njerëzore, një sistem politik mund të rrëzohet dhe brenda 24 orësh, mund të ndryshosh edhe tërë sistemin ekonomik, ndërkohë që mentaliteti kërkon më shumë se një brez njerëzimi, për ta ndryshuar.