Ambasadorja amerikane Yuri Kim thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e prinin largimin nga detyra të kreut të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Ajo tha se SHBA e vlerësojnë Nanon dhe bashkëpunimin e tij me ta dhe në këtë kontekst, komentin që pati në Twitter pas largimit të tij nga detyra, e cilëson si pohim fakti e jo ndërhyrje në vendimin e qeverisë.
Blendi Fevziu: Do t’ju pyes për ish-Drejtorin e Policisë së Shtetit, Z. Nano. Ai u largua nga pozicioni i tij pas një vendimi të qeverisë. Ishte një histori e ndërlikuar. 48 orë, në fillim ai u largua, pastaj u detyrua të largohej. Pas kësaj, ju bëtë një koment dhe thatë se kishit punuar shumë mirë me Z. Nano. A ishte kjo një ndërhyrje në vendimin e qeverisë?
Ambasadorja Kim: Jo, ishte pohim fakti. E keni parë se ne shpesh bëjmë deklarata të tilla kur dikush me të cilin kemi punuar shumë mirë largohet nga detyra. Dhe është e vërtetë që ne e vlerësojmë Z. Nano dhe bashkëpunimin e tij me ne. Ne mendonim se ai ishte një partner i mirë për ne kur drejtonte njësinë kundër terrorizmit. Dhe më pas kur ishte drejtor i policisë.
Blendi Fevziu: A ishte surprizë për ju largimi i Z. Nano nga detyra?
Ambasadorja Kim: Nuk e prisnim.
/a.r