Skuadra e Atletico Madridit ne Spanje është “kampione” sa i përket transferimeve, duke lënë pas dy gjigantët, Real Madridin dhe Barcelonën.
Pas madrileneve, edhe Valencia ka shpenzuar më shumë se këto dy skuadra, duke u renditur e dyta.
Atletico Madridi gjatë verës së kaluar dhe merkatos dimerore te ketij viti ka shpenzuar 144 milionë euro, nderkohe qe Real Madridi ka shpenzuar 86 milionë dhe Barcelona 51 milione.
Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone ka përfituar mbi 100 milionë euro me shitjen e lojtarëve te tille si Arda Turan, Miranda, Mandzukic dhe së fundmi Jackson Martinez.