Policia ka arrestuar, Rezart Balesi të cilit pas një kontrolli të bërë në makinë, i janë gjetur dhe sekusestruar 44 mijë paund dhe 3 mijë euro.
Dyshohet se shumat e sekuestruara, vijnë si rrjedhojë e veprimtarive kriminale, ndaj 40-vjeçari me banim në Shkodër, po hetohet për pastrim parash.
Ai rezulton i arrestuar dhe në Angli për fshehje parash të ardhura nga krimi pasi në janar 2021 u kap me 100 mijë paund cash.
Balesi rezulton se është pronar i një pub-i Manchester dhe rezulton person me precedent në Britani.
Njoftimi i Plotë:
Në vendin e quajtur “Poçem”, u ndalua nga shërbimet e Policisë Fier, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Rezart Balesi. Gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjetën 44 000 paund dhe 3 000 euro, për të cilat ky shtetas nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre dhe për të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktivitete kriminale.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Fier referuan materialet dhe nisi procedimi penal për shtetasin R. B., 40 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shumat e parave, 2 aparate celulare dhe automjeti me të cilin udhëtonte ky shtetas. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të burimit të të ardhurave të shtetasit R. B., si dhe nëse ky shtetas është i implikuar në veprimtari kriminale.
/f.s