Në emisionin në Shënjestër” u trajtua vrasja e Brilant Martinaj, kushëririt të Ervis Martinaj. Gazetarja Glediola Daçi ka deklaruar se SPAK heziton ta marrë dosjen mbase nën “frikën” se nuk do të mund të zbardhë ngjarjen apo nuk mund të arrihet arrestimi i personave përgjegjës.
Gazetarja shtoi se Prokuroria ka të dhëna në lidhje me personin i cili kreu atentatin dhe personit që tradhtoi Martinajn.
Daci: Prokuroria e Krujës dyshimet i ka hedhur drejt Niklës. përplasjet e fundit të Martinaj kanë qenë në Nikël. Prokuroria e ka një qasje thuajs të qartë për personat e përfshirë, personazh i njohur i botës së krimit dhe i përfshirë në dhjetëra akte kriminale. Nuk është brenda territorit të Shqipërisë mund të ketë shkuar drejt Kosovës. Dyshohet si ekzekutori dhe organizatori.
Prokuroria ka të dhëna dhe se ku ndodhet personi që ka tradhtuar Brilant Martinaj Ka kërkuar azil jashtë vendit. I trembej Ervis Martinajt më shumë se drejtësisë. Brilant Martinaj është vrarë si hakmarrje për kushëririn e tij. Duke qenë se ende mister është çka ndodhur me Ervis Martinaj, rivali i tij është Endrit Dokle, pjesa tjetër e rivalëve nuk kanë deklaruar dhe nuk rezulton se janë në Shqipëri.
Fabian Zhilla: Është e pakuptueshme si policia nuk ka një strategji të posaçme për Niklën. Duhet të ketë një plan masash që të lidhet me informacionin, inteligjencën dhe parandalimin e krimit në kohë reale. Është një zonë që ofron edhe vrasje me pagesë. Duhet plan afatgjatë që edhe nëse e ka nuk ka funksionuar
Daci: Duhet riformatim i të gjithë komisariatit, nuk kontrollohet Nikla duke ndërruar shefat e policisë. Përgjithësisht vrasësit me pagesë janë nga Nikla. Nikla është jashtë kontrollit. Nuk ka forcë policia ta kontrollojë.
Zhilla: Duhen grupe të përbashkëta hetimore për të dy raste, pra zhdukjen e Vis Martinaj dhe vrasjen e Brilantit. Do të ishte mirë që të mblidhej një grup i përbahskët me prokurorë me eksperiencë, madje duhet të përfshihen edhe SPAK e BKH.
Daci: SPAK thotë ka një ligj që prokuroria duhet të shpallë moskompetencë. Prokuroria e Posaçme nisur nga kundërshtarët e Martinaj disa prej tyre në kërkim nga drejtësia, nëse SPAK nuk e tërheq vetë sepse mbase i duket e vështirë për tu zbardhur e për tu kapur autorët, Prokuroria e posaçme duhet ti bashkojë ehe ti hetojë në një të vetme, sepse e gjitha sillet rreth emrit të Ervis Martinaj. Mbase kjo mund të na çojë në zbardhjen e dhjetëra raste të tjera. SPAK heziton ta marrë dosjen, çdo ditë që kalon është vonesë.
/f.s