Emisioni Opinion ndau një fakt interesant për postet e ushtarëve të vendosura në mes të shkëmbinjve.
Siç tregon drejtuesi i Opinion, ato përdoreshin nga ushtarët gjatë komunizmit për të vrojtuar “armikun”.
Blendi Fevziu: Këtu ka edhe diçka shumë interesante, janë postet e vrojtimit të ushtarëve komunistë. Duken si shpella natyrale në fakt janë postet e vrojtimit të ushtarëve të kohës e Komunizmit. Rrinin me dylbi me orë, çdo dy orë ndërroheshin dhe nuk e di çfarë prisnin, askush nuk erdhi asnjëherë në fakt, se këtu as nuk arratisesh dot se është shumë larg.
/a.r