Juristi Kreshnik Spahiu tregoi në “Now” tre projektligje që pritet të kalojnë në Bundestag dhe do ndihmojnë shqiptarët për t’u punësuar.
Ata që janë të kualifikuar me diplomë e kanë shumë të lehtë të sigurojnë lejen e qëndrimit.
“Çdo i diplomuar i cili është inxhinier, arkitekt, mjek, jurist, ekonomist që siguron një kontratë pune dhe është i diplomuar në Shqipëri, por siguron një marrëdhënie pune me punëdhënësin me një rrogë, me një pagë vjetore që paguhet 56 mijë euro në vit ka një procedurë shumë të lehtësuar. Brenda një muaji mund të sigurohet viza për në Gjermani dhe leja e qëndrimit,” – sqaroi juristi duke shtuar dhe gjuhën e mbrojtur.
Spahiu tregoi se dhe ai vetë personalisht e ka marrë lejen e përhershme të qëndrimit.
/a.r