Moderatorja Armina Mevlani ka sjellë mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra” pamje ekskluzive nga dasma e pak ditëve më parë, ku pjesë e tyre ishin edhe disa minuta nga fjalimi i vjehrrit të saj Sali Berishës.
Gjatë fjalimit Berisha në formë shakaje i tha Arminës se i kishte vjedhur audiencën dhe u shpreh se arritja më e madhe e të birit është vetë Armina Mevlani.
Moderatorja tha se pikërisht ky fjalim i vjehrrit të saj ishte nga surprizat më të bukura të mbrëmjes.
Dalina Buzi: Doja të thoja vetëm diçka nga pjesa kur u nxor fjalimi i Berishës, kjo nuk ishte pjesa më e bukur për mendimin tim. Fjalimi i Berishës ishte një nga gjërat më të bukura të asaj dasme, kishte aq humor sa kemi qeshur të gjithë. Pjesa më e bukur ishte kur ai tha disa të mira të Shkelzenit dhe tha “Arritja më e madhe e djalit tim është Armina Mevlani”
Armina Mevlani: Edhe për mua fjalimet e doktorit dhe të babit kanë qenë pjesa më emocionuese. Nga babi e prisja por nga doktori jo me thënë të drejtën, të thoshte diçka kaq të ndjerë e të lartësojë femrën dhe ti japë femrës respektin dhe lëvdatat e duhura. Akoma e shikoj videon dhe mund të them se ka qenë ndër surprizat më të bukura të asaj mbrëmjeje.
/a.r