Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Eden.
Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë Bilali, e cila ka postuar në Facebook një foto me dorën e të birit.
“Sot bota mori një dimension tjetër. Eden na e plotësoi familjen. Faleminderit të gjithëve për urimet”, ka shkruar ministrja krahas fotos, në të cilën ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe ndjekësit e saj./m.j
Me jetë e shëndet.
Me babë e nanë.
Ardhtë i bardhë e me kambë të mbarë.
Amin…