Një zjarr i përmasave ka djegur pothuajse plotësisht një barakë në fshatin Çukë të Sarandës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte. Brenda saj ndodhej edhe një person, që mendohet se mund të ketë qenë roje i ndonjë objekti aty afër, i cili sipas burimeve mësohet se ka pësuar një djegie të gradës së tretë në gjithë trupin.
Ka qenë djali i tij që ka ndihmuar të lënduarin i identifikuar si Ilirjan Xhani, 57 vjeç dhe e ka shoqëruar me ambulancë për në spital.
Sipas bluzave të bardha gjendja e 57-vjeçarit është e rëndë. Ndërsa do të transportohet me ambulancë në spitalin e Traumës në Tiranë. Zjarrfikësja dhe policia në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
/e.d