Të shtëna me arme zjarri janë regjistruar në Qarkun e Shkodrës. Burimet bëjnë me dije se ka humbur jetën Pjetër Kola 44-vjeç.
Sipas burimeve, bëhet me dije se ngjarja është regjistruar në aksin rrugor, Vau Dejës – Pukë, por ende nuk dihen detaje se si ka ndodhur. Sipas të dhënave, 44-vjeçari ndërroi jetë gjatë operacionit.
Ai u dërguar në spital nga dy persona identiteti i të cilëve nuk dihet ende në qendër shëndetësore të Vaut të Dejës, dhe më pas me ambulancë është dërguar në Shkodër ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por nuk ia doli të mbijetonte. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje.
Njoftimi:
Rreth orës 18:00, në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi P. K., 44 vjeç, nga Lezha, i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, ne fshatin Qafë Çelë, Pukë.
Ky shtetas është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore më të specializuar, i cili ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës.
Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
/e.d