Një peshkarexhë është mbytur në Portin e Durrësit paraditen e kësaj të martë teksa ishte e ankoruar pas njoftimeve se do të kishte mot të keq.
Mësohet se shkak është bërë një dëmtim që ka pasur duke bërë që të fuste ujë dhe të fundoset.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe për këtë janë njoftuar autoritetet përkatëse.
Ndërkohë ka nisur puna për nxjerrjen në sipërfaqe dhe po hetohet për rrethanat e ngjarjes.
/f.s