Një foshnjë 4 muajshe ndodhet e shtruar e intubuar dhe në gjendje shumë të rëndë në spitalin e fëmijëve në Greqi.
Pasditen e së shtunës prindërit e tij e morën nga një fshat i komunës së Trifilisë ku jetojnë, dhe e dërguan në spitalin e Kyparissias pasi fëmija kishte konvulsione.
Kur u kontrollua nga mjekët, u pa e nevojshme intubimi i tij dhe transferimi në spitalin e Athinës.
Babai 20-vjeçar i fëmijës, shtetas shqiptar dhe nëna e tij po 20-vjeçe nga Shqipëria janë dhunuesit e foshnjes.
Çifti shqiptar kanë dalë para trupës gjykuese për të marrë dënimin lidhur me ngjarjen.
Ndërkohë avokati mbrojtës i shqiptarit Nikos Angelopoulos ka bërë me dije se shqiptari ka kërkuar falje dhe ka pretenduar se dhuna ka ndodhur si pasojë e një momenti të keq.
Sipas avokatit babai nuk ka mundur të qetsojë fëmijën të pushonte së qari, ndaj dhe në një moment dobësie e ka dhunuar.
E ëma, e cila po ashtu u arrestua, është lënë e lirë dhe po ashtu të mërkurën do të jap llogari para hetuesve.
Ata së bashku, përveç dhunës ndaj fëmijës, po përballen edhe me akuzat për mbajtje armësh dhe droge, pasi gjatë kontrollit në shtëpi, çiftit iu gjet një armë dhe një sasi e vogël hashashi.
Nga ana tjetër, mjekët në spitalin ku ndodhet fëmija e cilësojnë gjendjen e foshnjës si jashtëzakonisht të rëndë.