Gjykata e Apelit të Posaçëm ka zhvilluar ditën e sotme sencën në ngarkim të ish gjyqtares Enkeleda Hoxha.
Përpara trupit gjykues ishte ish gjyqtarja e cila ka pretenduar pafajësinë dhe kthimin e shumës së parave të sekuestruara pasi sipas saj dënimi i ka ardhur si pasojë e sulmit politikë dhe trysnisë së mediave. Kthimi i sekuestros u kundërshtua nga organi i akuzës me pretendimin se në ankim ish gjyqtarja nuk ka kërkuar shfuqizimin e vendimit.
Gjithashtu dhe avokati Aldo Tabaku i dënuar me burg ka kërkuar pafajsi. Në qershor të këtij viti ish gjyqtarja Hoxha u lirua nga qelia për shkak se i përfunduan afatet dhe i përfundoi dënimi. Trupa gjykuese do të shpallë vendimin në datën 11 Tetor ora 14.
Kujtojmë se gjyqtarja Hoxha është bërë e njohur për lirimin nga burgu me procedura të dyshimta të disa personazheve të njohur të botës së krimit si Endrit Dokle, Genc Tafili dhe Ilir Paja, dhe po ashtu lirimin e Hekuran Billës, i cili do të vritej më vonë në një atentat në Tiranë.
/e.d