Rihanna ka konfirmuar performancën e saj në Super Bowl 2023 pas muajsh të tërë thashethemesh. Mjaftoi që RiRi të postonte një foto të dorës së saj teksa mbante një top futbolli dhe nuk kishte nevojë për asnjë diçiturë.
NFL dhe Apple Music gjithashtu njoftuan se këngëtarja është caktuar tashmë për të performuar në State Farm Stadium. Kjo do të shënojë rikthimin pas 5 vitesh në skenë të këngëtares, e cila u shfaq herën e fundit në Grammy 2018.
Prej 6 vitesh, 34-vjeçarja ka bërë një pushim nga muzika, edhe pse ka lajmëruar herë pas here se po punon mbi një album të ri. Lajmi për Super Bowl ka çmendur fansat, të cilët e kanë komentuar rikthimin e saj pas 6 vitesh dhe për më tepër në arenën gjigande të futbollit, si një lëvizje prej ylli të vërtetë.
Shumë prej tyre janë të bindur se ajo do të publikojë edhe këngë të reja. “Mendoj se Rihanna do të nxjerrë albumin më të flaktë të të gjitha kohërave pak përpara Super Bowl”.
Finalja e Super Bowl do të zhvillohet në Glendale, Arizona më 12 Shkurt.
/a.r