Përplasja e mbrëmshme në Elbasan më shumë se një luftë ndërmjet fisesh ishte një betejë gangsterësh që prej 25 vitesh terrorizojnë Elbasanin.
Ajo ishte një larje hesapesh ndërmjet oligarkëve të qytetit që kanë futur rrënjë në thuajse gjithë jetën ekonomike, sociale dhe politike.
Ata zotërojnë mbi të gjitha pika të pafund lojrash fatin që e kanë kthyer Elbasanin në një nga qendrat e mëkatit në vend dhe prej kohësh qyteti i lashtë që ka lindur Arsimin në Shqipëri është kthyer në një lloj “Nevv Orleans”-i të shytjes në batakun e bixhozit dhe makutërisë.
Elbasani vuan papunësi nga më të mëdhatë në vend dhe pati numrin më të madh të azilantëve në Gjermani pas Kukësit. Ndërkohë bosët krimit kanë kapur gjithçka.
Një nga personat e vrarë mbrëmë, Agron Çapja njihej dhe si një prej “padrinove” të qytetit. Zotëronte linja të vjetra të trafikut të drogës dhe prostitucionit, dhe vetë ai është marrë me marrjen e vajzave nga zonat e varfra të malësisë së Elbasanit dhe Gramshit. I blenin me para në familjet e tyre të skamura dhe i shisnin në Itali për të dalë në rrugë.
Çapja, një prej gangsterëve të “vjetër” të Elbasanit ka një CV të pasur kriminale, por ka qenë gjithmonë në terezi pasi ka gjetur lidhjet e duhura në shtet. Më të gjitha qeveritë ka pasur “carta biancha” dhe asnjë nuk e luante.
Eno Bedalli, 38 vjeç, është njëri prej tre viktimave të masakrës së të mërkurës që tronditi vendin. Miku i Agron Çapjes u arrestua në Itali, në qershor të vitit 2013 për trafik droge, në një vlerë prej 10 milionë eurosh.
Trafiku i kokainës kryhej në veri të Italisë, në Asti, dhe rezultonte se në tërësi, Eno Bedalli, së bashku me disa shqiptarë të tjerë trafikuan 31 kilogramë kokainë në vlerë 10 milionë euro.
Sipas policisë italiane, droga vinte nga Holanda dhe hynte në Itali nëpërmjet kufirit të veriut.
Florenc Çapja nipi i Agronit, një nga personat e mbetur të plagosur, u akuzua rreth katër vite më parë për vrasjen e biznesmenit Gentian Beqiri në vitin 2005. Dyshohet se i riu ishte dhe shënjestra kryesore e atentatit.
Çapja, edhe pse u akuzua për kryerjen e vrasjes së dyfishtë, prokurori nuk arriti ta faktonte me prova një gjë të tillë. Kurse vetë ai akuzuari pretendonte se ditën e ngjarjes ndodhej në Maqedoni.
Gentian Beqiri, ishte i akuzuar për vrasjen e Sokol Çapjes, i cili u ekzekutua në Elbasan me 30 plumba në vitin 2005./tesheshi.com