Një 31-vjeçare në SHBA është dënuar me 23 vite burg, pasi akuzohet se shiti vajzën e saj 6-vjeçare tek një person që njohu online.
Daily Star raporton se Kylie Ruby Flores, me origjinë nga qyteti Spokane i Uashingtonit, ia shiti vajzën e saj të vogël një burri që takoi në faqen e takimeve Plenty of Fish, në këmbim të një shume parash me të cilat do blinte një palë atlete sportive origjinale. Po ashtu ajo i kërkoi burrit dhe një shtëpie për të qëndruar.
Por mizoria e nënës nuk mbaroi këtu, pasi para se burri të merrte vajzën, ajo e lejoi atë të filmonte veten duke e përdhunuar 6-vjeçaren.
Prokurorët thanë se burri i quajtur Trever Harder vendosi një kamerë në banesë për të regjistruar sulmin ndaj vajzës, ndërkohë këto pamje më pas ranë në dorë të autoriteteve duke shërbyer dhe në zbulimin e krimit të rëndë.
Harder është në pritje të dënimit pas pranimit të fajësisë, thanë zyrtarët.
/e.d