Një ngjarje e rëndë ka ndodhur, teksa Shefi i Armatës së Kosovës, gjeneral nënkoloneli Vasko Gjurçinovski është përshirë në një aksident.
Në orët e pasdites, në autostradën Komoran-Prishtinë, papritur ka shpërthyer zjarr në pjesën e motorit të automjetit me të cilin ai po udhëtonte, por falë ndërhyrjes së shpejtë të shoferit dhe sigurimit, zjarri është shuar për një kohë shumë të shkurtër.
Gjenerali Gjurçinovski së bashku me anëtarët e delegacionit dhe sigurimit kanë vazhduar rrugën me automjetet e tjera dhe janë kthyer në shtëpi.
“Automjeti menjëherë pas shenjave të para të ndezjes në mënyrë të sigurt është shmangur nga komunikacioni, ndërsa pas fikjes i njëjti është transportuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, shkruhej në njoftim.