Analisti i njohur, Frrok Çupi ka zbardhur skemën që do të sjellë fundin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili është thirrur për të dëshmuar në SPAK në ditët në vijim sa i takon aferës së privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” nga familja “Berisha”. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, publicisti Çupi akuzoi ish-kryeministrin Berisha se në këto 30 vite ka asgjësuar çdo provë që ka të bëjë me korrupsionin e tij.
Por nisur nga zhvillimet që vijnë nga Prokuroria Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, zoti Çupi shprehet i bindur se nëse hetohet me themel dhe larg presioneve, afera e ish-klubit Partizani, jovetëm që do jetë makthi i familjes Berisha, por siç thotë ai, kjo dosje do të sjellë edhe arrestimin e Sali Berishës, që sipas tij, është emergjencë kombëtarë dhe ndërkombëtare.
Berisha është mburrur publikisht se ‘nuk mund të gjendet asnjë provë ’ për veprat e tij kriminale. Në këtë mënyrë Berisha, ish-president dhe kryeministër i vendit, pranon se kishte ngritur regjimin e dhunës së ‘provave’ të tij, ku askush nuk mund të hetonte dhe askush nuk mund të denonconte aktet e kryera prej tij. Është hera e parë që Berisha paraqitet para prokurorëve, edhe pse është thërritur më se 50 herë gjatë hetimit të krimeve që lidhen me rolin e tij. Me hapjen e kësaj çështjeje mbi kompleksin sportiv Partizani, hapet porta për të hyrë në fushën ku rrëzohet miti i pandëshkueshmërisë së familjes Berisha”, deklaroi Çupi për gazetën “SOT”.
Më tej analisti Frrok Çupi theksoi se SPAK është në momentin për të rrëzuar mitin e pandëshkueshmërisë dhe këtu ai e ka fjalën me Sali Berishën, duke qenë se hegjemonia e tij se ishte imun ndaj drejtësisë tashmë është venitur, referuar hetimeve që janë hapur për dosje të bujshme, ku lakohet edhe ish-kryeministri.
“Sigurisht që thotë se nuk është e vërtetë , si gjithnjë. A do të shkojë prapa hekurave familja Berisha? Shenjat e para janë se hapja e kësaj çështjeje do të jetë një falsitet nga SPAK. Prokurori ka vendosur ta quajë ‘ shpërdorim detyre’ kur aty duket se lahen miliona dollarë. Padyshim, akoma sot e kësaj dite, Drejtësia është nën urdhrat e Berishës dhe Metës, që kërcënojnë shumë dhe paguajnë shumë. Por megjithatë hapja e kë saj çështjeje ka rëndësi kruciale. Aq më shumë në se Berisha dhe familja nuk ndëshkohen për krimet. Në se nuk ka ndëshkim, atëherë kuptohemi më në fund se nuk ka Drejtësi- kjo është rëndësia e hapjes së çështjes. Dhe njeriu në këtë vend do të vazhdojë të ndërtojë Drejtësinë e vet”, u shpreh ai për gazetën “SOT”.
Më herët analisti Çupi ka thumbuar Berishën, ku ka deklaruar se ka hyrë në ujëra të panjohur ame varkën e tij “Foltore”.
“Nënkupton një varkë që ka hyrë në ujëra të panjohura. Vetëm varkëtari Berisha e di se po shkon drejt mbytjes, dhe picërrohet me viktimat e tij. Ai e di se është i mbytur, por do edhe ca njerëz me vete. Cilët janë këta? Përveç budallenjve, me Berishën janë edhe zyrtarët e tij të korruptuar. Edhe këta mbyten të kënaqur, bashkë me Berishën; nuk kanë ç’bëjnë më në këtë tokë pa Berishën.
Mendojnë se ky do t’i mbrojë për krimin e kryer. Tani kjo tokë është bërë e rrezikshme për zjarrvënësit dhe të korruptuarit; sepse është Amerika. Amerika nuk i lejon më këta njerëz që t’i ngulen në mish këtij populli që është aleat i Amerikës. Ja, kaq është; këta duhet të mos mbyten me varkë, por të kthehen nën hetim dhe gjykim”, nënvizoi Çupi./m.j