Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se mes tij dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk ka rivalitet për drejtimin e opozitës.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se me Partinë e Lirisë do të koordinohet për aksionin opozitar.
“Nuk rezulton asnjë lloj rivaliteti. Takime bëhen, janë publike dhe jopublike. Jam i bindur që me Partinë e Lirisë do ketë marrëdhënie shumë të mira dhe bashkërendim shumë të mirë. Sezoni që vjen, jemi në të njëjtën valë, do ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshëm për suksesin e protestave tona”, theksoi kryedemokrati.
Në lidhje me hapat e mëtejshëm të opozitës, Berisha nënvizoi se tashmë duhet të punuar për protesta të qëndrueshme dhe greva.
/f.s