Një zjarr ka rënë në zonën e Kaninës në Vlorë. Sipas informacioneve, mësohet se zjarri është shumë pranë banesave, një zonë që ka ullinj shekullore.
Ndërkohë zjarri mendohet se është i qëllimshëm dhe është vendosur nga banorë të zonës.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 13:50, në një kodër të fshatit Kaninë, ka rënë zjarr dhe po digjen shkurre dhe një sipërfaqe toke me ullinj.
Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
/e.d