Deputeti i PD-së, Edmond Spaho replikoi me ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali pas akuzave të kësaj të fundit në drejtim të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Spaho në fjalën e tij në Kuvend tha se qeveria nuk mund të akuzojë opozitën për vrasje.
Ndër të tjera Spaho duke ju drejtuar Spiropalit u shpreh se ty nuk të vret njeri pasi nuk vlen.
“Lëreni teatrin. Partia që i krijoi dosjet nuk mund t’i hapë. Dua t’i them Spiropalit se ty nuk të vret njeri, pa merak se nuk vlen”, u shpreh Spaho.
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja iu përgjigjur Spahos, i cili iu drejtua ministres Spiropali që të rrijë e qetë se nuk e vret njeri duke thënë se është PD që ka vrarë njerëz.
“Faleminderit zotit Spaho që po na e kursen Elisën, por na trego kë keni në plan për të vrarë. Ishim dëshmitarë të shfaqje së një platforme dhune. U tha nga një njeri që ka qenë president dhe kryeministër në këtë vend. Ishin dëshmitarë të një përroi psiqik dhe ju e konsideroni normalitet. Më vjen keq për një pjesë prej jush për atë platforme dhunë.
Për shqiptarët është fat që ai është në këtë sallë dhe uroj ta kemi shumë gjatë një njeri i tillë që në çdo tre fjalë ka dhunën duhet ta kemi këtu që shqiptar ta kujtojnë sa herë të shkojnë te kutia e votimit. Kjo është gjuha për të cilën duhet të shqetësohemi në këtë fjalë. Rri rehat zonja Spiropali se ty nuk të vret. Njerëz keni vrarë, në 97, 98, 2011, vratë prapë atje në 2008. Distancohuni nga ky fjalor. Ndërsa ne për ju dhe atë do të jetojmë 100 vjet”, tha Manja.
/f.s