Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa thotë se nuk ka shkelur ligjin për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
“Ju siguroj që asnjë në këtë rast as në raste të tjera nuk kam shkelur ligjin. Gjatë kohës që isha ministër këto procedura vazhdonin”, u shpreh Oketa.
Ish-ministri tregon se dje në SPAK është pyetur nën cilësinë e një personi që ka dijeni për çështjen dhe nuk preferoi të tregonte të tjera detaje.
“Jam pyetur nën cilësinë e një personi që ka dijeni për këtë çështje dhe kaq. Çdo lloj komenti tjetër përveç ngjyrimeve politike do të ishte një koment i tepërt. Drejtësia le të bëjë punën e saj. Dje ishte hera e parë që u thirra në SPAK. Do preferoja që mos komentoja, nuk është çështje këndvështrimë është çështje pozicionesh zyrtare, ne kemi folur me dokumente, me shkresa”, u shpreh Oketa.
Përvecc Oketës, dje SPAK mori në pyetje edhe ish-ministrin tjetër të qeverisë “Berisha”, Fatmir Mediu por për këtë ccështje.
/f.s