Gazeta britanike ‘Daily Mail’ ka publikuar fotot e turistes 29-vjeçare që ndërroi jetë në Sarandë ditën e hënë.
Rebecca Gannon, 29 vjeç, ishte me të dashurin e saj kur hasi vështirësi gjatë zhytjes të hënën pasdite me një grup prej shtatë zhytës të tjerë.
Pavarësisht përpjekjeve për t’i ardhur në ndihmë, e reja nuk mundi të mbijetonte.
Pas ngjarjes së ndodhur pasditen e së hënës në brigjet e Sarandës, policia arrestoi pronarin e qendrës së zhytjes Spiranca, i cili quhej Saimir Kushova, 45 vjeç.
Zyrtarët thanë se ai po hetohet për shkelje të rregullave të sigurisë dhe punësimin e një instruktore zhytjeje jo të kualifikuar të quajtur Gerta Brozi.
Në një deklaratë të marrë nga MailOnline, i dashuri i 29-vjecares Roberti thotë se instruktorja nuk u kushtoi shumë vëmendje kontrollit të pajisjeve para zhytjes.
“E di që kishte një problem me rregullatorin e Rebekës, por Gerta tha se ishte zgjidhur”, shprehet ai.
Roberti, i cili është me origjinë nga Norvegjia, jetonte në Staffordshire me Rebecca-n dhe ata besohet se janë takuar gjatë një udhëtimie pune së bashku në Zelandën e Re.
“Ne kishim hyrë mjaft thellë dhe një nga grupi kishte probleme me presionin dhe doli në sipërfaqe. Nuk mund ta shihja Rebekën kur isha në ujë pasi dukshmëria nuk ishte shumë e mirë. Duhet të kem qenë në ujë për rreth 25 minuta dhe kur dola në sipërfaqe pashë një varkë policie pranë nesh dhe atëherë kuptova se diçka e keqe kishte ndodhur”, tregon ai.
Dëshmitarë të tjerë përshkruan se si Kushova u zhyt në ujë për të provuar të ndihmonte Rebecca-n së bashku me anëtarët e tjerë të grupit dhe ata u përpoqën ta shpëtonin atë me CPR ndërsa Roberti e shikonte i tmerruar.
Të martën Greta, e cila ishte në varkë dhe është bashkëpronare e Qendrës së Zhytjes Spiranca, tha për MailOnline: “Ne me të vërtetë nuk e dimë se çfarë ndodhi dhe presim që policia të përfundojë hetimin.
“Ajo u zhyt në ujë për dhjetë minuta dhe më pas u fut në vështirësi, kishte pasur një problem me një rregullator më parë, por ai ishte ndryshuar dhe funksiononte mirë”, shprehet instruktorja.
/f.s