Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim në një konferencë për 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri ka vlerësuar përparimin e bërë në 31 vite.
Ambasadorja Kim shprehu emocionet për pamjet e vitit 1991 ku me qindra shqiptarë pritën në shesh Sekretarin e Shtetit James Baker.
“Regjimi i Hoxhës mbylli vendin dhe u përpoq të helmojë miqësinë mes shqiptarëve dhe amerikaneve. Në vitin 1991 pati një fillim të ri.
Edhe pse kam parë me mijëra herë fotografi, ende më prekin shumë fotot e 300 mijë shqiptarëve. U mblodhën në sheshin ‘Skënderbej’ për të thënë se ne jemi me ju, për të dëgjuar sekretarin Baker se liria funksionon”, u shpreh Kim.
Ambasadorja tha gjithashtu se ka ende shumë për të bërë. “31 vite pas rënies së komunizmit mbetet ende shumë për të bërë. Mendoni sa shumë kemi përparuar’, u shpreh ajo.
/f.s