Zëdhënësi i ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, ka deklaruar se ngjarjet e fundit në kufirin turko-sirian, po japin indikacioni për një konstatim se Turqia është duke u përgatitur për një pushtim ushtarak në Siri.
“Kemi arsye të forta të besojmë se Turqia në mënyrë aktive është duke u përgatitur për një pushtim ushtarak mbi një shtet sovran siç është Siria. Jemi duke zbuluar çdo herë e më shumë gjurmë të forcave të armatosura turke, që po merren në fshehtësi me përgatitjen e një veprimi të drejtpërdrejtë ushtarakë në Siri”, ka shtuar Konashenkov gjatë një konference për media, shkruan ‘Telegrafi’.
Javë më parë, ministria ruse e mbrojtjes i ka dorëzuar komunitetit ndërkombëtar prova “të pakundërshtueshme”, në një video në të cilën shihen artileria turke duke bombarduar fshatrat siriane në pjesën veriore të Latakias.