Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 12-vjeçare shqiptare i ka dhënë fund jetës duhe u vetëvarë.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në Conegliano, në provincën e Trevisos. Vajza i dha fund jetës duke u vetëvrarë në kopshtin e shtëpisë.
Sipas mediave italiane 12-vjeçarja kishte 2 muaj që nga Shqipëria kishte shkuar në Itali. Ajo nuk dinte mirë italisht dhe e kishte të vështirë të integrohej në vend dhe sidomos në shkollë.
Këto dhe janë detajet mbi të cilat do të fokusoheshin hetimet për të shpjeguar aktin e vetëvrasjes së vazjës. Për momentin, nuk përjashtohet as gjurma e bullizmit që mund të këtë çuar 12-vjeçaren të ndërmarrë këtë akt të rëndë. Familja do ta sjellë trupin e 12-vjeçares që të prehet në vendin e lindjes, Shqipëri.
/e.d