Moderatorja Einxhel Shkira vijon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit shumë detaje rreth përditshmërisë së saj.
Dhe kështu ka ndodhur edhe së fundmi me postimin e fundit të ish-banores së BBV, e cila ka ndarë me fansat prapaskenat e një fotoje.
Në foton e publikuar Einxhel shfaqet e veshur me bikini buzë pishinës. Teksa shpjegoi prapaskenat e fotos, ajo nuk i kurseu as batutat.
“Para se të shkonim për të ngrënë duhet të ndërohesha por drita ishte shumë e mirë dhe bikini shumë i lezetshëm dhe s’mund ta humbisja mndësinë për një foto.
Ndërkohë Dagz po vdiste për të ngrënë ashtu edhe unë. Ama foto ka prioritet kur je në plazh.
E bëri zemrën gur dhe kur më pa ulur tek pishina gati për pozën…por kur pash fotot e para u mërzita se nuk ishin si doja dhe ai u nevrikos sigurisht që unë nuk jam asnjëherë e kënaqur me rezulatatin”- shkruan Einxhel.
Pas disa lajmeve dhe ironizimeve të mediave nga ana e saj, Einxhel Shkira më në fund konfirmoi shtatzëninë një muaj më parë përmes një videoje në rrjetet sociale. Që pasi e bëri publike shtatzëninë e saj, moderatorja ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale, duke postuar foto dhe dedikimi për fëmijën që po pret.
/e.d