Një 50-vjeçar me origjinë nga Armenia është dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi, nën akuzë për vrasjen makabre të bashkëshortes së tij.
50-vjeçari u dënuar për vrasje me paramendim, pasi ai i mori jetën gruas duke e qëlluar plot 23 herë me thikë.
Ngjarja ndodhi në nëntor të vitit 2021, në Polçini të Selanikut, ku Tamara u gjet me plagë të rënda e vdekur, në shtëpinë e saj. Ajo ishte e shtrirë në dhomën e gjumit, e mbuluar nga një pellg gjaku, ndërsa ai që e denoncoi krimin ishte vetë 50-vjeçari.
Pasi e vrau gruan, ai shkoi në komisariat dhe me gjakftohtësi tregoi çfarë kishte ndodhur. Prej asaj kohe ai ka qëndruar në qeli deri në përfundim të hetimeve, për të marrë sot dënimin e përjetshëm.
Çifti ka dhe një djalë, i cili ka rrëfyer se babai i tij ishte një person i dhunshëm, me probleme psikologjike. Sipas tij, nëna e tij kishte frikë të divorcohej për shkak se ai se burri e dhunonte shpesh dhe e kërcënonte se nëse largohej do i vriste familjarët e saj.
Ai ka treguar po ashtu se në të kaluarën 50-vjeçari është dënuar për disa krime të ndryshme, si vjedhje apo dhunim personazh.
/e.d