Pak pas deklaratës së bërë nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin për mobilizim të pjesshëm ushtarak, çmimi i naftës në tregjet botërore është rritur menjëherë me mbi 2%.
Në bursën amerikane nafta u rrit me 2.22 dollarë ose 86.16 dollarë për fuçi, ndërsa nafta në bursën e Londrës u rrit me 2.28 dollarë ose 92.90 dollarë për fuçi.
Grupi i prodhuesve OPEC + – Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës kanë ulur ndjeshëm prodhimin deri në 3.58 milionë fuçi në ditë më pak se objektivat e tij të prodhimit, ose rreth 3.5% të kërkesës globale. Mungesa nxjerr në pah ngushtësinë themelore të ofertës në treg.
Investitorët këtë javë janë përgatitur për një tjetër rritje agresive të normës së interesit nga Rezerva Federale e SHBA-së, për të cilën kanë frikë se mund të çojë në recesion dhe rënie të kërkesës për karburant.
Rezerva Federale pritet gjerësisht të rrisë normat me 75 pikë bazë për të tretën herë radhazi në përpjekjen e saj për të frenuar inflacionin. Ndërkohë, rezervat e naftës së papërpunuar dhe të karburantit në SHBA u rritën me rreth 1 milion fuçi gjatë kësaj jave sipas Institutit Amerikan të Naftë.
Gjiganti shtetëror saudit të naftës Aramco paralajmëroi se kapaciteti rezervë i prodhimit të naftës në botë mund të përdoret shumë më shpejt kur ekonomia globale të rimëkëmbet. Ndërkaq nga ana tjetër sanksionet e Bashkimit Evropian që ndalojnë importet e naftës së papërpunuar ruse do të hyjnë në fuqi më 5 Dhjetor. Deklarata e Putin për mobilizimin e ushtrisë për të mbrojtur atdheun mund të çojë në veprime më agresive kundër Rusisë nga Perëndimi.
/f.s