Shaheer Khan, nga Karaçi i Pakistanit, vdiq dy ditë pas incidentit të tmerrshëm, ku babai i tij e i vuri flakën sepse nuk kishte bërë detyrat e shtëpisë.
Policia pakistaneze deklaroi se babai i zemëruar kishte derdhur vaj mbi djalin e tij në një përpjekje për të trembur djalin pasi u përplasën për detyrat e shtëpisë që djali duhet të bënte.
U raportua se Nazir donte të trembte djalin e tij që të qëndronte në shtëpi dhe të përfundonte detyrat e shtëpisë.
Babai nderzi një shkrepsë për ta frikësuar por vaji mori flakë dhe djali u mbulua nga flakët.
Britmat e panikut të Shaheer-it e shtynë nënën e tij Shazia që të nxitonte në ndihmë të tij dhe të ndihmonte burrin e saj që po përpiqej të shuante zjarrin duke hedhur batanije mbi djalin e tyre.
Pavarësisht përpjekjet e tyre Shaheer përfundoi i mbuluar me djegie të rënda dhe u desh të dërgohej në spital, ku vdiq nga plagët, dy ditë pas sulmit.
Nazir Khan pranoi sulmin në polici dhe u arrestua.
Shazia-s iu deshën dy ditë për të mbajtur zi për humbjen e djalit të saj përpara se të njoftonte se do të ngrejë një çështje kundër burrit të saj vrasës. Seanca gjyqësore është caktuar për 24 Shtator.
/a.r