Presidenti i SHBA, Joe Biden ka zgjedhur të emërojë ambasadore të ardhshme në Rusi një diplomate karriere.
Lynne M. Tracy aktualisht shërben si ambasadore e SHBA-ve në Armeni. Para kësaj, ajo ishte një Këshilltare e Lartë për çështjet ruse në zyrën e Departamentit të Shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike.
Ajo më parë ka qenë Zëvendës shefe e Misionit në Ambasadën amerikane në Moskë dhe ka mbajtur poste diplomatike në Turkmenistan, Pakistan dhe Kazakistan.
Emërimi i saj, i cili vjen në një moment të tensionuar në marrëdhëniet e SHBA-së me Rusinë për shkak të luftës në Ukrainë. Ashtu si me të gjithë kandidatët për ambasadorë, Tracy do të duhet të marrë konfirmimin e Senatit përpara se të marrë postin e saj.
Nëse ajo merr nënshkrimin e dhomës, Trracy do të hyjë në rol në një kohë tensionesh jashtëzakonisht të larta mes luftës së vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës.
SHBA ka udhëhequr partnerët e saj ndërkombëtarë në Perëndim dhe më gjerë në përpjekjen për të ushtruar presion diplomatik dhe ekonomik ndaj Kremlinit ndërsa armatos Kievin për t’u mbrojtur kundër sulmit.